Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në hetimin e sulmit kibernetik ndaj webfaqes së këtij institucioni. Ai theksoi se Fakulteti i tij ka ekspertizën për të ofruar asistencë në hetime dhe auditime të pavarura. Në intervistën e tij, Rexha përmendi se Kosova ka plotësuar kushtet për një sistem të votimit online, një propozim që është diskutuar që në vitin 2011. Ai theksoi se votimi online mund të përshpejtojë shpalljen e rezultateve brenda 20 minutash, duke përdorur dokumentet biometrikë të qytetarëve për autentifikim të sigurt. Ai sugjeroi që fillimi i implementimit të këtij sistemi të bëhet në disa komuna të vogla për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të rritur transparencën në proceset zgjedhore
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Blerim-Rexha-1-660x330.jpg)