Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se rasti gjyqësor “APEX”, ku të akuzuar për krim të organizuar dhe detyrim janë 11 persona, si dhe rasti “Pronat”, ku 23 veta janë të akuzuar për krim të organizuar, nxjerrje dhe ndihmë në nxjerrjen e vendimeve të kundërligjshme gjyqësore, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpërlarje parash, tani do të hetohen e gjykohen nga prokurorët e gjykatësit vendorë. Këto dy lëndë janë transferuar te gjyqtarët vendorë ka konfirmuar Milinda Gashi për KALLXO.com. “Ju njoftojmë se këto lëndë janë dorëzuar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe do të procedohen sipas ligjit”, tha Gashi. Avokatin Arianit Koci, i cili mbron njërin nga të akuzuarit e rastit “APEX”, por ai tha se ende nuk është njoftuar për këtë. Rasti “APEX” është një rast mjaft kompleks i cili deri më tani ka përfshirë të gjitha shkallët e gjykatave në Kosovë. Në mesin e të akuzuarve në këtë rast ka edhe zyrtarë të organeve të drejtësisë, ndërsa i akuzuari kryesor është deputeti i dorëhequr i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.
Kontrolloni gjithashtu
Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke u hetuar nga prokuroria për korrupsion
Mbi 1.300 kontrata njëburimore të lidhura gjatë katër viteve të fundit në Kosovë janë duke …