Bodo Veber: Veprimet e Kurtit janë të përziera, pozitive e negative, me një performancë jo-demokratike dhe retorikë politike, radikale

Analisti gjerman, njohësi i zhvillimeve politike, Bodo Weber, në një intervistë për Express ka folur për rezultatin që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për votat që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Përveç kësaj, Weber ka komentuar  edhe  qasjen e Qeverisë Kurti ndaj aleatëve dhe veprimeve të ndërmarra në Veri të vendit, duke thënë se mënyra se si ka vepruar Kurti në Veri për heqjen e institucioneve paralele serbe, ka thyer raportin e Kosovës me Perëndimin dhe gjithashtu ka bërë që të largohen dhe të mos përfshihen edhe serbët e Kosovës, duke përfshirë zërat liberalë, të cilët kishin pak shpresë  për një dialog të Qeverisë me serbët e Kosovës. Weber kujton se kjo gjë  ishte premtuar nga Kurti në fillim të mandatit. Kur flet për këtë humbje të votës nga partia e Kurtit, Bodo Weber përmend edhe faktin se rezultatet e brendshme të Kurtit janë të përziera, pozitive e negative, dhe janë shoqëruar me një performancë jo-demokratike dhe retorikë politike, radikale.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon në 14 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për …