Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, gjenerali, Sylejman Selimi, tha se Adem Jashari ka qenë kryesori në UÇK dhe se ai nuk ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm, por ka dhënë urdhra ose është konsultuar me Shtabin e Përgjithshëm me njerëzit që i ka njohur, raporton “Betimi për Drejtësi. Gjatë kohës sa ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇK-së, mohoi se i ka raportuar dikujt, ndërsa mohoi se nuk ka pasur personel në Shtabin e Përgjithshëm. Ndërsa, kur u pyet se a është takua me ndonjërin prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së sa ka qenë komandant, ai tha përveç se me Bislim Zyrapin nuk e di që kam pasur kontakte të tjera. Nuk kam pasur ndonjë kontakt me drejtorin e sektorit të Policisë ushtarake, ose me atë të Zbulim-kundërzbulimit. Ai mohoi se i kujtohet që ka lëshuar ndonjë komunikatë si komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Dëshmitari, Sylejman Selimit ka deklaruar se katër të akuzuarit kanë pasur kontakte me Adem Jasharin.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Sylejman-Selimi-660x330.webp)