Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka kundërshtuar pyetjet e trupit gjykues për dëshmitarin, Sokol Bashota

Mbrojtja e Kadri Veselit, reagoi lidhur me marrjen në pyetje të Sylejman Selimit, duke thënë se pyetjet nuk janë të paanshme

Mbrojtja e Kadri Veselit, ka shprehur shqetësime lidhur me marrjen në pyetje të Sylejman Selimit, duke thënë se janë të shqetësuar se pyetjet nuk janë të paanshme, por sipas tij, po bëhen në atë formë ‘që Prokuroria të krijojë bazë për të nxjerr përfundime’. Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, shprehu këtë shqetësim e më pas u pa edhe Kadri Veseli duke folur me ekipin e tij të mbrojtjes për të njëjtën çështje. Dixon tha se kemi disa pikëpyetje lidhur me pyetjet që u bënë në fund lidhur me zotin Shala. Këto shqetësime kemi shprehur në dokumentin e nëntorit e vitit të kaluar lidhur me masat që janë marrë për të garantuar pa anshmërinë e procesit gjyqësor. Shqetësimi im është se këto nuk janë pyetje sqaruese, janë pyetje që po përdorni si bazë nga ana e trupit gjykues. Këto nuk janë pyetje që duhet t’i bëj trupi gjykues dhe desha të di a keni marrë ju ndonjë vendim lidhur me mocionin tonë, që është ende pezull. Bëhet fjalë për mocionin e 30 nëntorit 2024. Gjykatësi tha se vendimi ynë është se do vazhdojmë në formën sikur e kemi bërë dhe mund të bëjmë pyetje me çdo temë të mundshme. Avokati Dixon tha që në mocionin tonë kërkojmë të garantohen të drejtat e të akuzuarve dhe të garantohet paanshmëria dhe drejtësia e procesit gjyqësor. Po theksoj edhe një herë që sot pyetjet nuk janë të paanshme, janë pyetje që po përdoren si bazë nga gjykatësit në përfundimet e tyre. Nacionale

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon në 14 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për …