Kryesia e OVL UÇK-së në takimin e mbajtur më 13.02.2025. ka vendosur që nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës, lidhur me festimin e: 1.
17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
2. Manifestimin e 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së të Familjes Jasharaj të datës 5, 6 dhe 7 mars.
Arsyetim:
Me qenë se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj që të bashkëpunoj me OVL UÇK-në, në asnjë nga elementet që na takojnë me ligj duke na përjashtuar nga qdo formë e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm duke na linquar, ofenduar, përjashtuar dhe persekutuar nga çdo e drejtë e jona ligjore.
Duke parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka qenë një nga Qeveritë që ka shkelur qdo drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo Komunë të Kosovës që Heronjët, Dëshmorët dhe Sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike në mënyrë të organizuar nga Kryesia e OVL UÇK-së dhe degët tona t’i festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtar të UÇK-së.