leoni

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, pret në takim mësimdhënësin Hajdar Emërllahu me rastin e pensionimit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me zëvendësin e tij Hasan Aliu, drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe zyrtarë të tjerë kanë  pritur të enjtën në një takim mësimdhënësin vitias,  Hajdar Emërllahu, i cili pas 33 vitesh kontribut në arsim po i jep fund karrierës së tij si edukator i gjeneratave të shumta.

Gjatë takimit, kryetari Haliti e falënderoi z. Emërllahu për përkushtimin dhe rolin e tij në arsimimin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e punës së mësimdhënësve në  edukimin e brezave të shumta. Në shenjë falënderimi, kryetari i komunës i dhuroi  atij një mirënjohje. Përndryshe mësimdhënësi Hajdar Emërllahu deri me tani ka punuar në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Aliu” në Remnik të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva shënon 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në Malishevë janë zhvilluar aktivitetet zyrtare për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë …