Ekonomisti dhe analisti i mirënjohur, Safet Gërxhaliu shkruan se duket utopike një qeveri gjithëpërfshirëse në këtë kohë të një polarizimi të skajshëm dhe nga fakti se Kosova ka shumë politikanë e pa burrështetas.
Rrethanat e krijuara alarmojnë për një reagim të shpejt politik në interes të ardhmërisë sonë. Biseda telefonike në mes të presidentit Trump dhe Putin është kambana e fundit për Kosovën që të zgjohet dhe të veprojë sa më shpejt në interes të shtetit dhe jo të pushtetit. Pas zhvillimeve të fundit nga rezultati zgjedhor, ky model qeverisës do të siguronte stabilitet institucional, bashkëpunim më të gjerë politik dhe përfaqësim më të balancuar të interesave kombëtare. Ky format do të mundësonte finalizimin e marrëveshjeve të domosdoshme, me përfshirjen e të gjitha partive, duke shmangur inferioritetin e cilitdo subjekti politik ndaj proceseve kyçe për të ardhmen e vendit. Në aspektin ekonomik, një qeveri gjithëpërfshirëse do të mund të adresonte sfidat kryesore të zhvillimit duke krijuar një strategji të përbashkët për rritjen ekonomike dhe investimet, ka shkruar Safet Gërxhaliu.