Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka reaguar me shqetësim lidhur me qëndrimet e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hesgeth, luftën në Ukrainë, integritetin territorial ukrainas dhe politikën amerikane të pjesëmarrjes më trupa ushtarake në shtete të ndryshme. Sipas profesorit amerikan, Serbia do të provojë të marrë territor nga Bosnja e Hercegovina dhe gjithashtu edhe nga Kosova. Trupat amerikane dhe evropiane do të jenë në rrezik, ka shkruar Server. thotë se edhe për më keq, qasja e butë ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën do të jetë një sinjal për Pekinin se Uashingtoni nuk do ta mbrojë Tajvanin. Serwer thotë se ndjenë jashtëzakonisht të nevojshme që të tregojë se ndarja e Ukrainës siç propozon Hegseth, do të ketë një ndikim dramatik, në Ballkan
