Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, ka deklaruar se politika e jashtme e vendit ndodhet në krizë dhe se është koha për një ndryshim strategjik në qasjen diplomatike. Malazogu theksoi se që nga momenti kur Serbia ka pasur një administratë pro-perëndimore, Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në sloganin se është me Perëndimin. Ne duhet të ndryshojmë qasjen dhe të shikojmë mundësitë tona. Si një vend i vogël, nuk kemi shumë për të ofruar, por duhet të jemi kreativë dhe çdo delegacion duhet të ketë një strategji të qartë për përfitime konkrete, tha ai. Sipas Malazogut, Kosova duhet të përshtatet me realitetin e ri ndërkombëtar dhe të forcojë diplomacinë e saj me një qasje më proaktive dhe inovative.