OVL-UÇK

OVL-UÇK-së ka vendosur të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me Qeverinë për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes pavarësisë

Kryesia e Veteranëve të Luftës së OVL UÇK-së ka vendosur sot të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars. Në një deklaratë për media pas mbledhjes së  t kryesisë  thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak se Qeveria aktuale nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim.  Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim me OVL-UÇK, duke i përjashtuar nga çfarëdo forme e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm “ka ofenduar, përjashtuar, linçuar dhe persekutuar nga çdo e drejtë ligjore”. Duke e parë të arsyeshme që kjo Qeveri ka qenë një nga qeveritë që ka shkelur çdo të drejtë tonën, ne do të organizohemi me degët tona në çdo komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike, në mënyrë të organizuar nga Kryesia dhe degët tona t’i festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në deklaratën e Kryesisë së OVL UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Nenad Rashiq: Kemi vota të mjaftueshme për të paktën një mandat parlamentar

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka shfaqur bindjen e tij …