Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: E PËRKRAH VENDIMIN E KRYESISË SË OVL UÇK-së

VENDIMI I KRYESISË SË OVL UÇK-së TË MOS BASHKPUROJË ME QEVERINË PËR MANIFESTIME!
Vendim i arsyeshëm dhe më vendë!
More, jo vetëm kaq, të merret një vendim që, deri sa nuk aprovohet ligji për vlerat e luftës, si dhe deri sa Kurti të ndalet me nënqmimet, përbuzjet dhe shkeljet e dinjitetit dhe vlerave të luftës!
Të mos bashkëpunohet, as të mos bisedohet, përse ne duhet t’i durojmë fyërjet dhe baltosjet nga dikush i pa përgjegjshëm, kushdo qoftë ai!
Ish-luftëtarët të mos e ulin kurrizin as lavdinë reale, të ligjshme që e kanë, pranë asnjë Qeverie, e aq më pak që kjo Qeveri nuk i thërret, nuk i konsullton e nuk bashkëpunon, sidomos për ngjarjet e veçanta shtetërore!
Për ditët e Çlirimit, ditën e Flamurit, ditën e Pavarsisë, ditën e Epopesë së UÇK-së, ditën e Dëshmorëve e të Luftëtarëve!
Kjo Qeveri e partisë, e bëri llogon e ditës së Pavarsisë me gërshërët e VV-së, pa e pyetur dhe pa bashkëpunuar me çlirimtarët!
A mos vallë VV-ja e ka çliruar Kosovën?!
Askush dhe asnjë parti nuk i takojnë vlerat e çlirimit, posë UÇK-së.
Mund të pranojmë Llogon (simbolin) e ditës së Pavarsisë, si gërshër për ta bërë synet djalin që e lindi UÇK-ja para 25 vjetëve, edhe pse pak me vonesë, por ndoshta ka presion nga mjekrat, i thojmë “je vonuar, është tash 25 vjeçar, nuk e di a do të mundësh, por ndoshta të ndihmon dikushë!”
Mos harroni, këto data e këto ditë janë kontributi kryesor i kësaj kategorie që sollën lirinë!
Kësaj Qeverie dhe të gjitha Qeverive që vijnë, duhet qartë t’u thuhet se pa luftën tonë, pa gjakun e gjymtyrët tona, ju nuk do të ishit në qeverisjen e Kosovës Shtet të Pavarur!
Mund të ishit kuisling të një pushteti nën pushtues!
Kryeministrit duhet t’i dërgohet një paralajmërim të hapur për t’i thënë: “Boll më me sharje, fyerje, përbuzje dhe nënqmime, në përgjithësi për luftëtarët dhe komandantët”.
Nëse nënkuptohet, po shahen dhe fyhen edhe Dëshmorët, edhe pse jo direkt, indirekt edhe ata ishin bashkëluftëtarë dhe komandantë që ranë duke luftuar. Në saje të luftës dhe gjakut të tyre, u fitua liria!
Çdokush ka emër dhe mbiemër, mos na shajë të gjithëve, sepse të gjithë me ta kthyer bëheni baltë!
Nëse kanë qenë 30-40 mijë luftëtarë, kanë qenë me siguri 1000-1500 eprorë, komandantë!
Nga komandantë skuadre, togu, kompanie, batalioni, brigada, zona deri te komandanti i përgjithshëm!
Ti, Albin, i shan e i flliqë të gjithë pa dallim!
Kjo s’është njerëzore, as normale, është turp për ty dhe për Kosovën, të jesh ti në krye të shtetit të çliruar nga ata që i shan ti!
Nuk dua të keqkuptohem, nuk e kam vetëm për ty, për të gjithë që i përbuzin çlirimtarët!
Luftëtarët duhet të dalin me një vendim, apo më drejt me një kërkesë, duke specifikuar të drejtat legjitime që u mohohen nga qeveritë e pushtetarët!
Që pa plotësimin e tyre, nuk bashkëpunojmë dhe nuk njohim asnjë Qeveri e as rregullat e tyre!
Ju ndalojmë të bëni vizita dhe homazhe të rreme pranë varrezave të Dëshmorëve!
Nuk pranojmë shumëfytyrshat që i ndryshojnë çdo ditë fjalët dhe veprimet, në shkelje të gjakut dhe vlerave të luftës!
Boll më, mos na përçani popullin, mos na detyroni të ju shajmë edhe ne, të ju nxjerrim rrugën dhe t’ju poshtnojmë! Boll, se jeni bërë të padurueshëm dhe të pafytyrë!

LAVDI DËSHMORVE, RESPEKT ÇLIRIMTARËVE
14 shkurt 2025
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi; 17 shkurti, dita e pavarësisë së Kosovës

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, nuk zbriti nga qielli, për më …