Në Japoni shënohet 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Organizuar nga ambasada e vendit tonë në Japoni, në këtë shtet shënohet 17 vjetori i pavarësisë së Kosovës. E këtë rast, ambasadori ynë, Sabri Kiçmari, ka folur për historikun e krijimit të Republikës së Kosovës. Ai i ka falenderuar Qeverinw e Japonisë dhe zyratarët e të gjitha niveleve si dhe qytetarët japonezë për kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe sidomos shtetndërtimin e Kosovës. Gjatë shënimit kremtues të një prej datave më të rëndësishme të historisë së re të shtetit tonë, kanë marrë pjesë anëtar të Shoqatës Kosovaro-Japoneze, japonezë që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme në kuadër të OKB, JICA, institucioneve tjera shoqërore dhe qytetarë japonezë që e kanë vizituar Kosovën dhe ndajnë ndjenja miqësie e simpatie për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ: Gjatë ditëve në vazhdim do të numërohen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato nga jashtë

Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni …