Kryetarja, Vjosa Osmani ka njoftuar ka njoftuar se është takuar me një delegacion të senatorëve amerikanë në Munih

Kryetarja, Vjosa Osmani ka njoftuar ka njoftuar se është takuar me një delegacion të senatorëve amerikanë në Munih. Ajo ka shkruar të ketë thënë se Kosova është e përkushtuar për ta thelluar aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.  Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja” ka shkruar kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

Peter Lumaj: Yuri Kim vijon detyrën në DASH, nuk është nën hetim

Avokati shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, ka hedhur poshtë spekulimet që ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, …