LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK ka shfaqur shqetësimin për përdorimin e “Trenit bullgar” gjatë procesit të votimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shfaqur shqetësimin për përdorimin e “Trenit bullgar” gjatë procesit të votimit. Në reagimin e këtij subjekti politik thuhet se procesi zgjedhor është goditur nga dyshime shumë serioze “për prani të ‘trenit bullgar’ gjatë votimit më 9 shkurt, që ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të jashtme”. “Gjithashtu ka dëshmi për pranin e disa fletëvotimeve të pavulosura. Të gjitha këto parregullsi jo vetëm që dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, por krijojnë perceptimin e një përpjekjeje për manipulim të rezultateve. Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpërdorimit eventual të vullnetit qytetarë!” thuhet mes tjerash në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …