Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ju është drejtuar qytetarëve malishevas me një mesazh urimi me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Gëzuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës dhe mbarë kombit tonë, që jetojnë e veprojnë në vendlindjet e tyre, si dhe popullit tonë fisnik në mërgatë.
Nder e lavdi për gjithë dëshmorët e kombit, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.
Respekt e mirënjohje për miqtë tanë ndërkombëtarë që ishin krah nesh në këtë rrugëtim të lirisë e pavarësisë, që u fitua me shumë gjakë e vuajtje brezash”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.