Steinmeier uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë dhe riafirmon mbështetjen për njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në BE
Foto: Stephan Roehl

Steinmeier uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë dhe riafirmon mbështetjen për njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në BE

Në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Shteinmejer. Në urimin e tij, Presidenti Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës dhe angazhimin e vendit për rrugën evropiane të shtetit të Kosovës. Shteinmeier ka theksuar se Gjermania ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008 dhe se gjatë viteve bashkëpunimi mes dy shteteve ka thelluar dhe përfshirë aspekte të ndryshme, si politikat e sigurisë, reformat për përafrimin me BE-në dhe fushat e energjisë dhe klimës. Ai ka shtuar se Kosova ka pozicionuar veten në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, duke përmendur mbështetje të fuqishme për Ukrainën kundër agresionit të Rusisë

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …