Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka uruar gjithë qytetarët e vendit përmes rrjetit të tij social, facebook, përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e kryetarit Latifi thuhet:
Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Kosovës,
Në emër të Komunës së Rahovecit, gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Këtë ditë të madhe e nisëm me pritjen tradicionale të qytetarëve dhe më pas nderuam kujtimin për ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë tonë.
Aktivitetet e planifikuara për këtë ditë të veçantë vazhdojnë edhe më tej, me përkushtim dhe krenari.
Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, shqiptarë, kudo që jeni!