Në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, FSK e Policia e Kosovës, kanë zhvilluar një parakalim ceremonial në sheshin kryesor të kryeqytetit

Në kuadër të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës, kanë zhvilluar një parakalim ceremonial në sheshin kryesor të kryeqytetit. Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarë të shumtë kishin dalë për të përjetuar nga afër emocionet e këtij momenti të veçantë. Parakalimi, që simbolizoi forcën dhe gatishmërinë e FSK-së dhe Policisë për të mbrojtur dhe siguruar shtetin, ishte një moment krenarie për të gjithë. Përveç paradës ushtarake, një vëmendje të veçantë morën edhe shfaqja e pajisjeve dhe teknologjisë më të re që janë integruar në strukturat e FSK-së dhe Policisë, duke përfshirë mjete të sofistikuara të mbrojtjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fushata e 9 shkurtit u karakterizua me ofendime, për gati një muaj rresht, por ato kulmuan natën e zgjedhjeve, nga Albin Kurti

Fushata e 9 shkurtit u karakterizua me ofendime e fyerje për gati një muaj rresht, …