Kryeministri Edi Rama dha disa mesazhe mbi reformën në drejtësi dhe ecurinë e punës së SPAK-ut e GJKKO-së. Kur u pyet për këtë çështje Rama shprehu mbështetje për drejtësinë e re, por theksoi se ka ardhur koha që të flitet për standardet e proceseve gjyqësore. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një drejtësi të pavarur, por kjo drejtësi duhet të ruajë standardet demokratike pa u ndikuar nga askush. Rama komentoi dhe deklaratat e Sali Berishës, se kur PD të vijë në pushtet do ta shkrijë SPAK-un. tha se kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi PD do të humbasë sërish në 11 maj. Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj po u dhanë votën do ta shkrijnë SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për ta marrë votën dhe nuk kanë çfarë i bëjnë SPAK-ut. Edi Rama u ndal dhe te zgjedhjet e 11 majit, ku tha se PS do të marrë fitoren më të thellë në 9 zgjedhjet e fundit elektorale, pasi shqiptarët do të mbështesin përpjekjet për një drejtësi të pavarur.
