Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pajtohet me Riçard Grenellin, lidhur me vlerësimin që tha për Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pajtohet me Riçard Grenellin, lidhur me vlerësimin që tha për Hashim Thaçin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rishpërndarë postimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, në të cilin tha se ky përvjetor  i 17-të i Pavarësisë së Kosovës, është e njollosur nga burgosja e Hashim Thaçit në Hagë, padrejtësisht. Grenell ka theksuar se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë, duke u fokusuar në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë rrafsh, Rama i jep të drejtë Grenellit, duke thënë: “Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë (burgosja e Thaçit), aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë!”, shkruan kryeministri. Në mbyllje të postimit të tij, Grenell shkruan: Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …