Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është një figurë e zakonshme, duke e përshkruar atë si një lider të jashtëzakonshëm që ka arritur të krijojë aleanca të fuqishme ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës. Çitaku ka kujtuar momentin historik kur Thaçi, nga mali dhe me një telefon satelitor, ka mundur të krijojë lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë më të mëdha botërore, pa pasur infrastrukturë shtetërore, ka thënë Vlora Çitaku.
