leoni

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt, duke kërkuar vota për Listën Serbe. Ai shkroi në rrjetet sociale se për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka folur edhe shefja e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathali Luaso. Serbia kishte ofruar transport për serbët që të shkonin në Kosovë për të votuar më 9 shkurt. Pas votimeve, Lista Serbe ka pretenduar se ka fituar të dhjetë vendet e garantuara. Reagimi i Rohde vjen pasi një ditë më herët Zyra për Jashtëm e Gjermanisë shprehu shqetësimin lidhur me situatën në Serbi, ku sipas Berlinit zyrtar, aktivistët atje po përballen me sulme dhe fushata shpifjeje. Rohde tha se këto sulme dhe fushata kalojnë kufijtë. Në të njëjtën kohë, Serbia pa bazë po akuzon Kosovën se po mbështet protestat në Serbia, pa ofruar asnjë provë”.  Shteti  po përballet me protesta masive, lidhur me një incident vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …