Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të lëshojë urdhër-arrestimin e Albin Kurtit, për të dëshmuar në Prokurori

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të marrë guxim dhe të  lëshojë një urdhër që do t’i kërkojë Policisë së Kosovës ta sjellë me forcë Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në Prokurorinë Speciale. Ky vendim ndërmerret  pas dy thirrjeve të dështuara të Kurtit për të dëshmuar, në një rast penal,  që ka të bëjë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare, konkretisht lidhur me veprën penale të rezervave shtetërore. Prokuroria Speciale kishte ftuar Kurtin për të dëshmuar më 16 dhjetor të vitit të kaluar, por ai kishte refuzuar të paraqitet dhe kishte kërkuar që intervista të zhvillohej në ambientet e Kryeministrisë. Prokuroria e kishte paralajmëruar Kurtin se nëse nuk do të paraqitej, ai mund të dënohej me gjobë deri në 250 euro për çdo mosparaqitje. Pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga thirrja e parë, Kurti ka insistuar që të intervistohet vetëm në Kryeministri, duke thënë se nuk mund të merret me këtë çështje përveç se kur Prokuroria vjen atje. Prokuroria ka vendosur të shtyjë procesin për të mos e politizuar çështjen gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …