Ramush Haradinaj dhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, diskutojnë për NATO-n, zgjedhjet dhe marrëdhëniet dypalëshe

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një takim ku u diskutua për çështje të rëndësishme që lidhen me perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Haradinaj theksoi se përveç marrëveshjeve dypalëshe, ata diskutuan gjithashtu lidhur me  Planin Aksional për Anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe përzgjedhjen e mundësive për avancimin e këtij procesi. Në takim, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit zgjedhore në Kosovë, duke përfshirë procesin e menaxhimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe certifikimin e rezultateve. Haradinaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe theksoi angazhimin e këtij shteti për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …