Ismet Azizi: Emërtimet gjeografike apo toponimet në Sanxhak

Mbështetur mbi faktorin kohë, historia e Ballkanit dhe e popujve autokton të tij: dardanëve, grekëve, ilirëve, trakasve dhe të etnive të tjera me të vogla të kohës së para invadimit të sllavëve në këtë hapësirë, nuk mund të jenë objekt trajtimi i sllavistikës.

Në mënyrë që të ruhet trashëgimia e toponomastikës, të paktën pjesërisht, duhet shënuar dhe me kujdes të hulumtohet kjo qështje nga perspektiva të ndryshme shkencore. Me hulumtimin e toponimeve merren shkenca të ndryshme, sidomos linguistika, por edhe gjeografia, hartografia, historia, arkeologjia etj. Metodologjia e hulumtimeve shkencore të toponimeve më së miri e elaboron toponomastika, dega e linguistikës, në kuadër të onomastikës, disiplinë shkencore e cila merret me emrat. Studiuesit e toponomastikës japin njohuri themelore për zhvillimin e toponimeve, format e tyre gjuhësore, ndryshimet, dhe në përgjithësi të funksionit në gjuhë. Këto punime janë të pashmangshme, pa marrë parasysh se nga cili këndvështrim shqyrtohet kjo problematikë. Megjithatë, kur shqyrtohen emrat gjeografik në kontekstin hapësinor, sidomos kur përcaktojnë lidhjet e tyre me funksionet hapësinore, rëndësi të veçantë kanë hulumtimet gjeografike.

Gjeografët, bashkë me gjuhëtarët, janë të pashmangshëm gjatë standardizimit të emrave gjeografike në botimet e ndryshme dhe publikimet gjeografike-hartografike (p.sh.. Atlaset) si dhe në të gjitha tekstet tjera që përdoren emrat gjeografik. Kjo është një mënyrë e mundshme e afirmimit të gjeografëve dhe gjeografisë në shoqërinë tonë. Gjeografët duhet të ri pozicionohen në trajtimin e këtyre çështjeve në të cilat gjithnjë e më shumë, për fat të keq, shpesh ndërhyjnë hulumtuesit e disiplinave tjera. Kjo nuk do të thotë që gjeografët duhet të kenë ekskluzivitet por është i nevojshëm bashkëpunimi me disiplina të tjera shkencore në punën e përhershme ndërdisiplinore në standardizimin e emrave gjeografik të trojeve shqiptare.

Sanxhaku paraqet një krahinë të caktuar shoqërore-ekonomike dhe teritorialo-administrative. Në aspektin ushtarak emri “sanxhak” do të thotë flamur, që nënkupton përfshirjen e ushtrisë nën një flamur të caktuar. Emri sanxhak është me prejardhje turke (sancak) dhe fillimisht ka përfaqësuar flamurin, e që më vonë ka marrë kuptimin e krahinës të cilën sulltanët ua kanë dhënë nën administrim ushtarëve të vet, të cilët mandej e kanë ndarë administrimin në krahina më të vogla, duke marrë kuptimin e sanxhakut të sotëm. Territori i Ilirisë gjatë administrimit nga Perandoria Osmane, ka qenë e ndarë në disa vilajete. Sanxhaku i Jeni Pazarit i ka takuar vilajetit të Kosovës.

Kur është populluar Sanxhaku për herë të parë dhe nga kush, nuk dihet. Por, saktësisht dihet se ka qenë i populluar në kohën e neolitit. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta të cilat ruhen në muzetë e ndryshme. Fragmentet e kulturës ilire-romake dëshmojnë se në epokën ilire dhe romake kjo krahinë ka qenë e populluar nga ilirët, gjegjësisht nga fisi Dardan.

Se Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar nga Ilirët, mandej nga shqiptarët, dëshmojnë të gjeturat në fshatin Pruzhanj ( Prush,-i, -it.) në Rrafshnaltën e Peshterit, ku arkeologët kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të të vdekurve të djegur. Këto të gjetura datojnë mijëra vjet para Krishtit që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate

Sa i përket ekzistencës së Stari Rasit serb, për të cilën shkenca serbe pretendon se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt ky vend është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me atë që pretendojnë serbët.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët. Për këtë fakt flasin hulumtimet e shumta arkeologjike: Në Pazarin e Ri, në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit “Rashka”, mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e së cilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Mbështetur mbi faktorin kohë, historia e Ballkanit dhe e popujve autokton të tij: dardanëve, grekëve, ilirëve, thrakasve dhe të etnive të tjera me të vogla të kohës së para invadimit të sllavëve në këtë hapësirë, nuk mund të jenë objekt trajtimi i sllavistikës. Kohë më parë, albanologu i njohur Idriz Ajeti në një simpozium të mbajtur në Beograd, ka deklaruar se kjo gjë nuk është punë e sllavistikës (dijës filologjike mbi sllavët e mbi degëzimet e gjuhëve sllave) që të nxjerr përfundime së në cilat territore jetuan dhe u individualizuan gjuhët indoevropiane të atyre popujve para se ne këtë hapësirë të vinin sllavët.1

Për gjendjen e gjetur nga sllavet dhe pasojat që i solli ardhja e tyre në gadishullin e Ballkanit shkroi edhe dijetari i merituar serb I. Popov.2

Sllavët, sipas këtij studiuesi, kanë ardhur në Ballkan padyshim në shek. VI-të dhe që nga ajo kohë janë bërë popullatë e përhershme e Ballkanit.

Përhapja me force e serbëve, përkatësisht pushtimi i hapësirës etnolinguistike shqiptare të Dardanisë antike ne shek. XII nga serbet, mbështetet edhe nga historianët serbë të gjuhësisë. Kështu, dialektologu serb A. Beli konstatonte se zhvillimi i dialekteve të gjuhës serbe është i pandashëm nga procesi i kolonizimit serb të Shqipërisë së Epërme. Menjëherë pas pushtimit të Sanxhakut dhe Kosovës, gjegjësisht Shqipërisë së Epërme që u bë në vitin 1912, ai shkruante se “Drejtimin e kolonizimit serb mund ta karakterizojmë përgjithësisht sipas qendrave dhe selive të sundimtarëve serbë si para ashtu edhe pas Betejës së Kosovës. Këto qendra e seli, u shtrinë në shek. XIII në Ras i (Arsa parasllave, serbisht: Raška- afër Novi Pazarit). Prej këndej depërtoi pastaj në shek. XIV, gjatë kohës së sundimit të Dushanit, në drejtim të Prizrenit e të Shkupit. Në mbështetje të gjithë kësaj mund të thuhet se gjuha e shtetit të vjetër serb e kishte për qendër Rashkën”3.

Mbi bazën e gjendjes së hidronimisë së sistemit të lumit Kollubara ( kuptimi i kryehershëm ilir i emrit të lumit Kolubara, sipas I. Duridanov, është “lum i zi, i erret”) dhe lumenjve tjerë në jug të Savës dhe Danubit, dijetari bullgar Ivan Duridanov nxjerr tri përfundime:

  1. Popullata më e vjetër e kësaj hapësire ishte popullata ilire

  1. Në kohen e dyndjes sllave në tokat në jug te Danubit dhe Savës, për afërsisht nga fundi i shek. VI, popullata ilire i ishte nënshtruar një procesi intensiv te romanizimit, rrethanë kjo që mund të dëshmohet mbi bazën e trajtës romane Kolumbar (i) a të emrit të lumit kryesor Kollubara të këtij regjioni.

  1. Kur sllavët (serbët) u benë banorë vendas të regjionit të Kollubarës, i morën pjesërisht emrat ilire të lumenjve dhe pjesërisht krijuan trajta sllave të tyre. Rrethanat në të cilat u ruajtën emrat ilire të lumenjve mund të shpjegohet si rezultat i një bashkëjetese paqësore të sllavëve me ilirët e romanizuar, të cilët u bashkëshkrinë në këta të fundit, përkatësisht në sllavë.4

Pazai i Ri , Jenji Pazar, Novi Pazar, Tregu i Ri,  Pazar, Pazari, Tregu, Trgovi, Trgovište, është vendbanimi më i rëndësishëm i Sanxhakut. Rrënjët i ka në  Arsa, qytetin Ilir. Rrëzë këtij qyteti është zhvilliur tregtia dhe ky lokalitet ka marrë emrin në shumë gjuhë si; Bazar, Pazari, Tregu, Trgovi, Trgovište. Themelet e qytetit të sotshëm i ka vu Isa Beg Isaku. Pasi pushtoi këto treva e themeloi qytetin dhe e quajti Jenji Pazar. Shqiptarët e quajtën Pazari i Ri dhe Tregu i Ri kurse serbët Novi Pazar. Ky qytet që nga themelimi u shqua për tregti dhe vazhdoi të jetë deri më sot qytet i tregtisë.

Në lidhje me emrin e një nga vendbanimet më të vjetra,Tutin,ekzistojnë disa mendime-legjenda. Sipas një legjende thuhet se mbretëresha e fundit Ilire, Teuta,  në kodrën pran vendbanimit të sotshëm  ka pasur  kështjellën e sajë, dhe se sipas sajë, vendbanimi e ka marrë emrin Tutin. Ndërsa një legjendë tjetër thotë se qyteti mori emrin e vet nga fjala sllave tutanj, që ka kuptimin e ushtimës, jehonës. Sipas kësaj legjende, e cila është shumë e vonshme, pra e shekullit XIX, kur Husein Gradaščević me ushtrinë e tij kishte kaluar këtej pari, rrugës për Kosovë, është dëgjuar ushtima e ushtrisë së tij.5

Sjenica shtrihet në rrafshnaltë e Peshterit. Sipas etimologjisë popullore, si një vendbanim i një treve shumë të pasur me bar, i cili kositet tre herë në vit, dhe  thahet e shndërrohet në sanë, për t’i ushqyer bagëtitë gjatë stinës së gjatë të dimrit. Ndërsa në etimologjinë serbe nga sěnь‘senka’-ka kuptimin e hijës6.

Pruzhanj – Prush-i, vendbanim në Rrafshnaltën e Peshterit, arkeologët kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të vdekurve të djegur, që datojnë mijëra vjet para Krishtit, që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon autoktoninë dhe prejardhjen ilire të popullatës e cila jeton me shekuj në këtë hapësirë.

Tregovishta (Rozhaja e sotme), vendbanim i krijuar rrëzë një kalaje të dikurshme, i përmendur nga udhëpërshkruesi i njohur turk  Evlija Qelebiu dhe gjeografi turk Mustafa haxhi Kalfa. Këtë emër Rozhaja e sotme e mbanë deri në Tregovishta (Rozhaja) të cilin e mër Rozhaja e sotme e mbanë deri në vitin 1912 kur okupohet nga Mali i Zi. Në fillim u quajt Rozanj, Rrozaj dhe së fundmi Rozhajë , serb. Rožaje.

Tregovishta (Rozhaja) si vendbanim është krijuar nga fisi Kuq (katër mëhallë të familjeve Fetahajt, Beqiragajt, Ganiqët, Kardoviqët, Colakovici i Hadzici) dhe Kelmendët ( dy mahallë, Zenelagajt dhe Kurtagajt). Objktet e vjetra kulturore në Rozhajë dallohen; vendbanimi ilir në kodrën e Brezës ( Brezojeviqëve), xhamia e Kurtagajve dhe kulla e Ganiqëve.

Lumi Ibër- serbisht: Ibar nga i Bard, në  gjuhën shqipe: i bardhë, Lumi i Bardhë. 7

Lumi Lim- nga gjuha shqipe: Lum-i.

Lumi dhe liqeni Vapa- nga gjuha shqipe: Vapë, vapa-ë; në serbisht: umorina.

Peshter-Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter – thatësi,  etj.8

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …