Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës nën kryesimin e Amrush helshanit mbajti të mërkurën mbledhjen e dytë të rregullt.

Pas miratimit të rendit të punës me pikat e parapara për këtë mbledhje,  nga anëtarët e Komitetit për Komunitete u zhvillua debat, për raportin e punës për vitin 2024, si dhe planin e punës për vitin 2025.

Njëherit u shqyrtua dhe u miratua  plani i punës për komitetin e komuniteteve për vitin 2025, nga anëtarët prezent në takim si dhe u rekomanduan për Kuvend.

Në fund u diskutua edhe për çështje të ndryshme me të cilat përballën komunitetet dhe u shtruan disa kërkesa të natyrës infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Teknologjia më e re për qasjen në parkingun nëntokësor në qytetin e Ferizajt

Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” Sh.A po sjell një inovacion të ri për të gjithë qytetarët! …