leoni

Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet e kësaj jave mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës
Office of the President – Ukraine

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, tha se kryetari amerikan, Donald Trump, ka ngecur në një hapësirë dezinformomi

Kryetari i Ukrainës, Vladimir  Zelensky, tha se kryetari amerikan , Donald Trump, ka ngecur në një hapësirë dezinformomi dhe hodhi poshtë një pretendim të presidentit se popullariteti i Zelenskyt ishte vetëm 4 për qind. Zelensky, i cili thuhet se ka përkrahje prej 57 për qind të popullsisë sipas një sondazhi të një institucioni kërkimor në Kiev, tha se përpjekjet për ta zëvendësuar atë nuk do të funksiononin, një ditë pasi Trumpi tha se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje. Lideri ukrainas, në komentet e tij të para si përgjigje ndaj Trumpit, tha se presidenti amerikan po përsëriste dezinformata, të cilat, sipas tij, vinin nga Moska. “Duke qenë se po flasim për 4 për qind. E kemi parë këtë dezinformim, e kuptojmë që vjen nga Rusia”, tha Zelensky në një konferencë shtypi të transmetuar në televizionin shtetëror ukrainas. REL

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …