BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI konsideron se partitë e Vlenit po mundohen të luajnë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit

Në një reagim të BDI-së thuhet se është për të ardhur keq që partitë e  Vlenit  po mundohen të  luajnë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore.  Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti.  Në vend që të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë interesin e shqiptarëve, VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një turp për popullin shqiptar.   BDI gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë me dinjitet në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe të marrëdhënieve të sinqerta me Republikën e Kosovës.   Në politikë, dinjiteti nuk është opsion — është detyrim!

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …