Nga rezultatet preleminare, jo përfundimtare, bëhet e ditur se 29 kandidatë të rinj do të jenë për herë të parë deputetë të Kuvendit

Pas numërimit të rreth 78% të vendvotimeve nga KQZ, janë bërë të njohura rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që pasqyrojnë një Kuvend të ri, me shumë emra të rinj dhe një përbërje më të ndryshme krahasuar me legjislaturën e kaluar. Nga rezultatet jozyrtare, rezulton se 29 kandidatë të rinj do të jenë për herë të parë deputetë. LV, ka fituar më së shumti deputetë të rinj, me 13 deputetë të rinj që do t’i bashkohen Kuvendit. Pas saj renditet PDK me 9 deputetë të rinj, LDK)ka 6 deputetë të rinj, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka siguruar një deputet të ri. LVV-ja arrin të ketë gjithsej 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë, përbërja e Kuvendit është gjithashtu më e balancuar gjinorisht, pasi LVV-ja ka 19 deputete gra, duke tejkaluar kuotën gjinore të kërkuar prej 30%. Nga legjislatura e kaluar, 39 deputetë kanë mbetur jashtë Kuvendit, ndër ta: Agon Batusha, Alban Bajrami, dhe Arben Gashi. Rozeta Hadari, nuk ka arritur të rizgjidhet si deputete. Deputetë të rinj që kanë fituar besimin e qytetarëve, janë: Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri dhe Sokol Haliti. Jashtë kësaj legjislature do të mbesë Xhavit Haliti, gjithashtu edhe Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Florete Zjenullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha e Isak Shabani.  Katër ish-deputetët e legjislaturave të mëhershme Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Lahi Brahimaj, Ardian Gjini bashkë me deputeten e re Arbëreshë Krasniqi kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe qysh sot mundësoi lirimin e tyre

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet …