Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Ligji për faljen e borgjeve publike në fuqi deri më 2 shtator 2016

Ministria e Financave përmes një komunikate për medie njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Ligji për Faljen e Borxheve publike për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, është në fuqi deri më 02 shtator 2016.

Me këtë Ligj përfitojnë të gjithë personat, të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Kompanive Publike në Kosovë.

Prandaj rikujtojmë të gjithë qytetarët të cilët përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008 që të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve.

Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Mos hezitoni, shfrytëzoni këtë të drejtë ligjore dhe përfitoni nga falja e borxheve!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …