Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, z. Bekim Azizi ka njoftuar përmes faqes zyrtare të komunës se mbledhja e dytë e rregulltë e këtij viti të Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet më datë 27 shkurt 2025 (e enjte), me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Për këtë seancë, do të shqyrtohen këto Propozim dokumente:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e Kuvendit Komunal.
Informatë (Raport) i Kryetarit të Komunës për periudhën janar – dhjetor 2024.
Pasqyrat Financiare të Kuvendit Komunal për periudhën janar – dhjetor 2024.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e Propozim-Vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e Propozim-Vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.