Ndërmarrja Publike Lokale “Ambienti” Sh.A po sjell një inovacion të ri për të gjithë qytetarët! Në nënkalimin nëntokësor në qytetin e Ferizajt, tashmë është vendosur aparatura më moderne për qasjen në parking, e cila funksionon përmes smartkartelave dhe pagesës së automatizuar.
Me këtë teknologji të re, parkimi bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë, pa pasur nevojë për të bërë pagesën tek arkatari. Përdoruesit mund të kryejnë pagesën drejt e në aparat, duke shmangur radhët dhe duke përfituar nga një sistem më i avancuar dhe i sigurt.
Qasje e shpejtë dhe e lehtë
Pagesë direkte në aparat,
Smartkartela për një përvojë më të thjeshtë dhe të sigurt
Ky sistem modern është pjesë e përkushtimit të N.P.L. “Ambienti” SH.A. në Ferizaj për të ofruar shërbime më të avancuara dhe për të përmirësuar përvojën tuaj të parkimit në qytet!
Përdorni teknologjinë më të re për një parkim më të thjeshtë dhe pa stress, thuhet në njoftimin në Facebook të komunës së Ferizajt!