Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së rahovecit në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hap:
Thirrje Publike – KULTURË
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit u bënë thirrje të gjitha, OJQ-ve, Shoqatave të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin dhe masivizimin e kulturës, gjithnjë duke u bazuar në politikat programore të DKRS-së, në Komunën e Rahovecit.
OJQ-të, shoqatat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për organizimin e aktiviteteve Kulturore.
OJQ-të, shoqatat– mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave Kulturore, përmes aktiviteteve si më poshtë:
a)Festivale: Art figurativ, artin letrar, muzikë, folklor, vallëzim etj
b) Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave kulturore, aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, ligjërata dhe hulumtime
c) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, koncert, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik
d) Shoqëri Kulturore Artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, krijimi i koreografive të reja, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmarrja në festivale
e) Teatër: Organizimi i shfaqjeve teatrale, promovimi dhe pjesëmarrje e shfaqjes në Festivale Kombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik.
f) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative
Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrjeje janë që Komuna e Rahovecit të ofrojë përkrahje për OJQ-të, për promovimin dhe afirmimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt është katërqind euro (400€), ndërsa shuma maksimale për një projekt është njëzet mijë euro (20,000€).
Afati për dorëzimin e projekt propozimeve është nga dt:19.02.2025 deri me dt: më 12.03.2025
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2025.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të, që janë të regjistruara si OJQ, në regjistrin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosovës, po ashtu OJQ-të të cilat janë të regjistruara në Komunën e Rahovecit, të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës, së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike.
Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të eleminohen nga anëtarët e komisionit.
Dokumentet nuk pranohen pas përfundimit të afatit të thirrjes publike.
Thirrje Publike – RINI DHE SPORT
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit u bën thirrje klubeve të sportit dhe shoqatave sportive e rinore të regjistruara në Republikën e Kosovës, me program të punës të fokusuar në sport dhe aktivitete rinore, që të aplikojnë për mbështetje financiare për realizimin e projekteve të tyre.
Klubet sportive dhe shoqatat rinore mund të aplikojnë vetëm me një projekt, që mund të kontribuojë në organizimin me sukses të aktiviteteve sportive dhe pjesëmarrje në gara sportive, si dhe në përfshirjen sa më të gjerë të të rinjve në jetën kulturore, rinore e sportive në komunën e Rahovecit.
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt 400 €, ndërsa shuma maksimale për një projekt është dyzet mijë euro (40.000 €).
Mbështetja financiare e klubeve sportive bëhet në bazë të nivelit garues.
Afati për dorëzimin e projekteve është nga 19.02.2025 deri më 12.03.2025.
Periudha e zbatimit të projektit dhe raportimit financiar është deri në fund të dhjetorit 2025.
Propozimet dhe dokumentet e kompletuara sillen në zarf të myllur në 3 kopje dhe dorëzohen në objektin e Komunës së Rahovecit, në sportelin nr.7 Rr. ,,Dëshmorët e Pashtrikut” pn, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 15:30.
Të drejtë aplikimi kanë klubet, shoqatat dhe OJQ-të rinore, të cilat aktivitetin e tyre e realizojnë në Komunën e Rahovecit.
Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të rinore, mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit fiskal nga Komuna e Rahovecit
Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të rinore, që nuk e kanë përmbyllur raportin e subvencioneve të vitit paraprak, nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Rahovecit në këtë thirrje
Të mos kenë pranuar mjete nga burime të tjera të financimit për të njëjtat aktivitete
Të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe të organizatës buxhetore apo të institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës
Klubet, Shoqatat dhe OJQ-të rinore nuk mund të përfitojnë dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Rahovecit brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme. Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Rahovecit.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë klubet dhe OJQ-të, që janë të regjistruara si OJQ, në regjistrin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Klubet, shoqatat dhe OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushat e cekura më lartë.
Aplikacionet me dokumentacion të pakompletuar do të eleminohen nga subvencionimi.
Pas përfundimit të afatit të thirrjes publike nuk pranohen aplikacioni.
Sjellja e dokumenteve të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë, konsiderohet si mungesë e dokumentit, prandaj komisioni mund të japë afat shtesë për zëvendësimin e dokumentit të dëmtuar ose që nuk mund të lexohet qartë.
Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individë në cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlen edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
Të gjithë aplikuesit të cilët i kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë në këtë thirrje publike e të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes.