leoni

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI e dënon deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit VLEN, i cili shqiptarët e Kosovës i quan “qytetarë shqipfolës të Serbisë”

Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit VLEN, i cili guxoi t’i quajë shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë”. Kjo nuk është vetëm një shprehje e papërgjegjshme dhe e turpshme, por edhe një fyerje e rëndë ndaj historisë, sakrificave dhe dinjitetit të një populli që ka derdhur gjak për liri. Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është një akt i neveritshëm, një mohim i identitetit kombëtar dhe një ripërsëritje e propagandës antishqiptare! Pas gjithë krimeve, masakrave dhe gjenocidit që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve, një deklaratë e tillë nuk është vetëm një provokim, por edhe një përpjekje për të rishkruar historinë në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Kjo retorikë fyese synon të minojë sakrificën e mijëra shqiptarëve që luftuan për të drejtat dhe lirinë e tyre. Nuk do të lejojmë askënd të tjetërsojë realitetin dhe të përçmojë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …