Bram Vreugdenhil
Creator: Bram Vreugdenhil | Credit: Maarten Boer Copyright: Bram Vreugdenhil

KMDLNj; Gjykata Speciale ka përgjegjësi për të arrestuarit, shtetas të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mori pjesë në dy seancat e fundit para Gjykatës Speciale raciste në Hagë. Fillimisht nuk dihej arsyeja e kësaj kurse, më pastaj avokati i presidentit Thaçi deklaroi se shkaqet shëndetësore e pamundësuan pjesëmarrjen e zotit  Thaçi në gjykim. Ndërkaq që GJSR nuk doli me asnjë informatë të përditësuar për gjendjen shëndetësore të presidentit Thaçi. Po kjo gjykatë ditë më parë refuzoi dy kërkesa të zotit Thaçi që të vizitojë babain e sëmurë që trajtohej në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore dhe moshës së shtyrë , është mbi 84 vjeç ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet për vizitë humanitare e që parashihet edhe me rregulloren e GJSR të Hagës. Në këtë mënyrë GJSR brutalisht shkelë të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria , të garantuara me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare siç janë Kushtetuta e Kosovës,  Rregullat Evropiane të Burgjeve, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe Rregullat e Nelson Mendelës që kjo gjykatë i ka inkorporuar si standarde më të larta të Kombeve të Bashkuara për Persona të privuar nga liria.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …