Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton sërish të gjithë konsumatorët e tetë komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtimje, Lipjan, Graçanicë, Drenas dhe Obiliq, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, ka filluar me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave (të secilit konsumatorë veç e veç) dhe zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve, i cili vlen vetëm edhe 24 ditë, deri më 2 shtator 2016.
Nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave, ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).
Konsumatorë të nderuar,
Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (amvisëri e biznese) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me KUR”Prishtina”sh.a. për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
Ftojmë të gjithë konsumatorët (përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit) të vijnë me kërkesat e tyre në KUR”Prishtina”, në secilën komunë veç e veç, sepse kanë mbetë vetëm edhe 24 ditë.