Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i integrimit të Kosovës të bëhet më i qartë, në mënyrë që Kosova të mos mbetet një “zonë gri” në hartën e Evropës. Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat janë në fuqi që nga viti 2023 për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Terras kërkoi gjithashtu që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë këtë për të përshpejtuar procesin e integrimit. Ai përmendi se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është ende një kandidat për anëtarësim në BE. Gjithashtu, u diskutua për nevojën e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zbatimin e obligimeve nga të dyja palët.  Në draft raportin për Kosovën, Parlamenti Evropian vlerësoi përkushtimin e Kosovës për integrim në BE dhe përparimin në fusha të ndryshme si drejtësia, siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar, por kritikoi përparimin e kufizuar në sundimin e ligjit dhe shqetësimin për korrupsionin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …