Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga nënkryetari Hasan Aliu, drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë pritur të premtën në takim mësimdhënësit e pensionuar, Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira, për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit. Me këtë rast ai ju ndau atyre nga një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim.