Vazhdon komentimi i deklarimeve politike të Fatmir Limajt, për koalicion pas-zgjedhor me partinë e Albin Kurtit

Pavarësisht se Albin Kurti, dhe partnerët e koalicionit të tij kishin qenë të pamëshirshëm gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe s’kishin lënë gjë pa thënë për partitë opozitare, Fatmir Limaj, mbrëmë ka trazuar opinionin publik duke lënë hapur derën e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Përveç gjuhës polarizuese të viteve të fundit që ishte intensifikuar përgjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, në arkivin e deklarimeve politike, Fatmir Limaj del një prej kritikëve më të ashpër të Kurtit, të cilin s’ka ngurruar ta quaj mashtrues, politikan që ndërron qëndrime, e njeri që punën e parë të tij e ka pozitën e kryeministrit. Limaj kishte kritikuar ashpër Kurtin, duke thënë se Kosova për katër vite ka qenë e mashtruar dhe se s’duhet të pranojë një mashtrim të ri,  që do të humbte mundësinë për djemtë e vajzat e Kosovës. Po nuk dihet ende se çka do të ndodh nëse Kurti e shpërfillë gatishmërinë e Limajt për bashkëqeverisje.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …