Kur bëhet fjalë për shёrbimin e inteligjencës, duhet pasur parasysh se zgjedhja e metodave duhet të jen absolutisht tё “përshtatura me lëndën e hulumtimit” Ato nuk mund të jenë çështje tekesh, por përcaktohen një ose më shumë metoda me ndihmën e të cilave do të mblidhen të dhënat e nevojshme në mënyrë efikase, operative, racionale dhe veçanërisht të mbrojtur. Pikërisht kjo është specifika e shërbimit inteligjent, “pasi funksionin e kryen duke aplikuar metoda ligjore, por edhe të veçanta, çka e bën atë shërbim sekret. Pluralizmi metodologjik, pra përdorimi i disa metodave, vë në dukje faktin përkatës se në kërkimin e inteligjencës (sekret dhe legal) duhet të sintetizohen disa metoda, sidomos kur bëhet fjalë për detyra komplekse operativo-hetimore. Zgjedhja e metodave, respektivisht rëndësia e tyre, paraqitet si çështje thelbësore në veprimtarinë e përgjithshme të inteligjencës.
Teoria shkencore dhe praktika kanë treguar pa mëdyshje se asnjë metodë apo grup i vetëm nuk mund të shërbejë si model i unifikuar për më shumë raste kërkimore të një lloji apo fushe të caktuar. Kombinimi i metodave shkencore dhe speciale dhe përdorimi i mjeteve dhe procedurave të ndryshme (mjetet dhe procedurat formojnë unitetin e quajtur teknikë) me një procedurë të planifikuar më parë të ciklit të inteligjencës, ofron mundësinë optimale të arritjes së qëllimeve në fushën e interesimit. Për të kuptuar metodën e shërbimit të inteligjencës në nivel shkencor-teorik, është e nevojshme të tregohet dallimi nga metodologjia. Divergjenca e pamjaftueshme dhe e saktë shkakton keqkuptime që çojnë në mjegullim kur parashtroheshin problemet e kërkimit.
Na mbetet të përpiqemi të sqarojmë vetë nocionin e metodës. Në kuptimin më të përgjithshëm, vetë fjala metodë (nga fjala greke “methodos” – rrugë, kërkim) tregon një mënyrë, rrugë dhe procedurë të kërkimit të realitetit me qëllim të marrjes së njohurive shkencore sa më objektive dhe të vërteta. Këndvështrimet e përmendura tregojnë rëndësinë e madhe të metodave, duke pasur parasysh se ato ofrojnë mundësinë për të arritur në të vërtetën shkencore. Ekziston një katalog i madh i përkufizimeve konceptuale të metodave. Ne do i radhisim vetëm disa. Kështu, theksohet se “një metodë është një mënyrë e menduar ose e vendosur me të cilën kryhet një punë. Do të thotë një skemë e gatshme (renditje, model, procedurë), sipas së cilës zhvillohet një veprimtari praktike” pastaj ”një grup procedurash ose një metodë kërkimi me vetëdije e përshtatur për një temë specifike “mënyrë e hulumtimit që zbatohet në disa shkenca”.
Duke qenë se metodat ndryshojnë nga njëra-tjetra, dhe se autorë të shumtë i klasifikojnë ato në mënyra të ndryshme (të përgjithshme, të veçanta), që rezulton jo vetëm nga natyra e tyre specifike, por edhe nga mënyra e zbatimit të tyre, e cila sigurisht varet nga karakteri i shkencës dhe subjekti i hulumtimit, mbetet që ne të përpiqemi të japim një përkufizim përgjithësisht të pranueshëm të metodave të shërbimit inteligjent bazuar në këndvështrimet e mëparshme. Para kësaj, duhet të theksojmë se metoda në kuptimin më të gjerë nënkupton tre komponentë kyç siç janë: “qasja e përgjithshme teoriko-metodologjike, veprimi medologjik dhe metoda teknike”.
Bazuar në gjithçka të paraqitur, rezulton se metoda e shërbimit të inteligjencës është një grup veprimesh karakteristike dhe një mënyrë specifike e mbledhjes së të dhënave të inteligjencës që i shërben qëllimit të mbrojtjes së vlerave bazë të një shoqërie të caktuar. Përkufizimi i cekur, tregon qartë se mbledhja është e ndryshme nga metodat e tjera, dhe veçanërisht elementi i fshehtësisë që është i pranishëm në të gjitha fazat e kërkimit të inteligjencës. Nëse nuk do të kishte metoda sekrete të mbledhjes së të dhënave, shërbimi inteligjent nuk do të kishte performancë të sekretit, por për kundrazi do të ishte një institucion si të tjerët që ekzistojnë dhe e përmbush funksionin e tij në përputhje me natyrën e veprimtarisë së tij. Duke përdorur përvojën e disiplinave të tjera shkencore, kërkimi i inteligjencës fiton relevance të saktë, e cila do të rezultojë me qasje shumë më gjithëpërfshirëse dhe në të njëjtën kohë do të rrisë efikasitetin, vlerën, saktësinë e inteligjencës dhe veçanërisht besueshmërinë e kërkimit, në mënyrë që do të eliminohen të gjitha qasjet e mundshme të njëanshme që mund të vënë në pikëpyetje drejtimet bazë të veprimtarisë. Prandaj mund të thuhet se kërkimet e inteligjencës në fusha të ndryshme dhe linja të specializuara të punës përfaqësojnë një specifikë shumë të theksuar.
Prandaj, me përdorimin e metodave dhe mjeteve adekuate në kuadër të planit të kërkimit të inteligjencës, duhet të vijnë në shprehje elementet operative dhe heuristike, të cilat sigurisht sjellin rezultate, përkatësisht të dhëna me përmbajtje shkencore të sakta, të besueshme dhe të përdorshme.
Nё punёn e shёrbimeve tё inteligjencёs e vetmja mënyrë dhe rrugë për të hequr të gjitha pengesat mund të realizohet vetëm në simbiozën e nevojshme dhe specifike të njohurive dhe praktikës shkencore-profesionale, operacionale dhe praktike, duke marrë parasysh mënyrën e duhur dhe të besueshme të verifikimit të ciklit të inteligjencës dhe vlerës së të dhënave të mbledhura. Këtu nuk lejohen gabimet, sepse çdo gabim, veçanërisht nëse bëhet fjalë për detyra komplekse të inteligjencës, mund të çojë në implikime dhe dallime të theksuara që mund të shkaktojnë pasoja, si për vetë shërbimin, ashtu edhe për marrëdhëniet midis shteteve, nëse bëhet fjalë për mbledhjen e të dhënave sekrete.
Prandaj nevoja e studimit të metodave të shërbimit inteligjent në kushtet e sotme moderne, me të gjitha sfidat e sigurisë dhe të tjera, është një detyrë imperative, nëse dikush dëshiron të plotësojë kërkesat shkencore-teorike dhe profesionale-operative në kryerjen e funksionit të inteligjencës. Prandaj, njohja e plotë e përmbajtjes dhe metodave shkencore në lidhje me lëndën e kërkimit të inteligjencës është një parakusht i domosdoshëm për qasje sistematike, analizë dhe përpunim të të dhënave përkatëse. Duke marrë parasysh fushën specifike të kërkimit, ekzistojnë qasje dhe mjete të ndryshme kërkimore-teknike. Kjo kërkon dhe grupimin e nevojshëm të të gjitha metodave me karakteristika të përbashkëta që i bëjnë ato një qasje komplekse metodologjike dhe specifike kërkimore. Ai veprim i ndërlidhjes nuk mund të bëhet Ad – hoc, por as në mënyrë spontane dhe stihike. Përkundrazi, është një detyrë shumë e rëndësishme metodologjike, nga e cila varet në masë të madhe suksesi i kërkimit të inteligjencës. Marrëdhënia e cekur si parim i rëndësishëm duhet të jetë në veprim në të gjitha fazat e hulumtimit. Megjithatë, kjo mund të arrihet vetëm nëse dihet këndvështrimi shkencor-teorik mbi temën e hulumtimit të inteligjencës, procedurat metodologjike dhe burimet ekzistuese të të dhënave nga përvoja dhe të tjera për një problem specifik që është objekt i punës së inteligjencës.
Dr.sc i shkencave tё sigurisё: Fidair Berisha !