Analisti i mirënjohur, Skënder Minxhozi, konsideron se në vakumin e lënë nga tërheqja amerikane, e cila shërbente si mburojë e palëvizshme për drejtësinë e re, duket se do të ketë zëra në rritje kundër standardit ligjor që ofrohet në punën e organeve të saj kryesore.
“Në rresht të parë, të Prokurorisë së Posaçme, e cila ka krijuar në dy vitet e fundit një profil agresiv hetimi dhe vënieje para drejtësisë të disa figurave qëndrore politike, duke shfaqur njëherësh edhe defektet e deformimet për mënyrën sesi po heton” – thotë gazetari në një editorial. Duke folur arrestime si ai i Erion Veliajt, Minxhozi shton se shumë qytetarë po shohin me shqetësim se kjo drejtësi mbi rreshtat dhe jashtë çdo kontrolli, po kthehet gradualisht në abuzim dhe arbitraritet. “Ky shqetësim momentalisht është i shtypur e i kompleksuar nga ilariteti i klakerëve që duartrokasin sa herë që cirku i drejtësisë bën ndonjë viktimë, pa u merakosur asfare se të drejtat e atyre që hetohen, gjykohen apo burgosen, janë një e mirë e vyer publike që përcakton në fakt sesa e përsosur, cilësore dhe e kujdesshme është demokracia në një vend normal”