Behxhet Shala

Behxhet Shala; Nëse Kurti e përjashton Listën Serbe, do të jetë shkatërruese për Mimoza Kusarin, Dejona Mihalin, Elvis Hoxhën…

Analisti, Behxhet Shala në një koment autorial sa shkruar se sipas rezultateve aktuale, LV-ja edhe nëse i fiton 80 për qind të votave të pa  numëruara, maksimalisht mund t’i fitojë 50 mandate. Nëse diaspora nuk voton si më parë, ajo do t’i ketë 48 mandate. Rashiqi ka gjasa minimale ta fitojë një mandat. Deputetët joserbë i kanë të garantuara 10 mandate sikur, besoj edhe Lista Serbe. Nëse Kurti e përjashton Listën Serbe, do të jetë shkatërruese për Mimoza Kusarin, Dejona Mihalin, Elpis Hoxhën dhe të tjerët. Shumë e dhimbshme do të jetë, traumatike me një fjalë. Fatmir Limaj është një patriot i madh. Çdokush që e njeh apo e ka përcjell aktivitetin e tij politik e ka të qartë se ai kurrë nuk ka qenë i dhënë pas karrierës, posteve apo të mirave materiale. Për këtë arsye edhe u sakrifikua për ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme (si mund të ketë qeveri të qëndrueshme pa Fatmirin) me Albin Kurtin, kryeministër. Mediat nuk po e kuptojnë gatishmërinë e sakrifikimit të Fatmirit për çështje kombëtare prandaj padrejtësisht po e sulmojnë si argat të Kurtit. Ramushi nuk ka arsye të zemërohet me Fatmirin, vet ia ka mundësuar këtë. Po të shkonte AAK-ja e vetme në zgjedhje, pa asnjë dyshim do t’i kishte së paku 8 deri në 10 deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …