Shaban Shabani i PDK-së fitoi në Dragash edhe pas rinumërimit të 35 vendvotimeve

Javën e ardhshme fillon numërimi i votave të diasporës, të personave me aftësi të kufizuara dhe atyre me kusht

Javën e ardhshme është planifikuar të fillon numërimi i votave të diasporës, të personave me aftësi të kufizuara dhe atyre me kusht. Janë gjithsejtë 12 mijë e 801 fletëvotime me kusht që do t’i nënshtrohen procesit të numërimit, derisa vota që u dhanë nga persona me nevoja të veçanta me 9 shkurt, janë 2 mijë e 597, numërim i cili do të behet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Duke folur për procesin e numërimit të votave, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se “nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 21 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 54 mijë e 409 pako, prej të cilave janë aprovuar 51 mijë e 140 ndërkaq 3 mijë e 269 janë refuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Nenad Rashiq: Kemi vota të mjaftueshme për të paktën një mandat parlamentar

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka shfaqur bindjen e tij …