leoni

Wolfgang Petritsch: Kryeministri, Albin Kurti nga pikëpamja e interesave politike të vendit, e ka humbur SHBA-në

Duke folur për gjendjen në vendin tonë dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, diplomati i shquar austriak, Volfgan Petriç ka theksuar se vendeve të vogla ju duhen mbështetje nga shtete të fuqishme. Ai ka shtuar më tutje se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga pikëpamja e interesave politike të vendit, e ka humbur SHBA-në si mbështetësin kryesor historik të Kosovës së pavarur.  Duke folur për gjendjen në pjesën veriore të vendit, diplomati, Volfgang Petriç ka theksuar se qytetarët atje presin zgjidhje të drejta. Sigurisht që veriu i Kosovës mbetet pjesë e Kosovës, por në të njëjtën kohë, për shkak të shumicës serbe, ka nevojë të shtuar për veprime të caktuara të pavarura. Institucionet janë aty për njerëzit. Nëse atje jetojnë serbët, atëherë institucionet duhet të mbushen me serbë” ka deklaruar mes tjerash për mediet serbe, diplomati i shquar austriak, Volfgan Petriç.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Njohësit e rrethanave politike kanë shfaqur brengën mbi mundësinë e ngërçit për krijimin e qeverisë së re

Njohësit e rrethanave politike kanë shfaqur brengën mbi mundësinë e ngërçit për krijimin e qeverisë …