leoni

Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën fillon numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike, ku procesi zgjedhor u zhvillua fizikisht nga diaspora më 8 shkurt 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se bëhet fjalë për më shumë se 15 mijë fletëvotime nga ky proces. Ai shtoi se në ditët në vijim pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës. Gjatë konferencës për media në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi theksoi se skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para nisjes së numërimit të votave me kusht. “Skanimi na ndihmon të sigurohemi që askush nuk ka votuar dy herë, si në vendvotimin e rregullt ashtu edhe në atë me kusht. Pasi të përfundojë ky proces, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga votimi jashtë Kosovës”, deklaroi, Valmir  Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …