Fridrih Merz, i cili është në rrugë për t’u bërë kancelari i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, pas zgjedhjeve kombëtare, ka thënë se do ta bëjë prioritet unitetin evropian dhe sigurinë e kontinentit, ndërkohë që përballet me administratën e re Trump dhe luftën e Rusisë në Ukrainë.
Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani përputhen me parashikimet e sondazheve Merz tha të hënën se blloku i tij konservator kishte fituar një numër të mjaftueshëm ulësesh në zgjedhjet kombëtare për të ndërtuar një koalicion me Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), të kancelarit në largim, Olaf Scholz. Ai shtoi se bisedat do të fillonin në ditët e ardhshme dhe do të zgjasnin disa javë. Çështjet kryesore do të ishin marrëdhëniet e jashtme, migrimi dhe ekonomia, tha ai. Merz ka thënë se nuk do të punojë me partinë anti-imigracion të së djathtës ekstreme AfD (Alternativa për Gjermaninë), pavarësisht se kjo parti përfundoi e dyta. Lideri konservator 69-vjeçar i fitoi zgjedhjet kombëtare të Gjermanisë me 28.5 për qind të votave.