leoni

Prokurorja e Gjykatës Speciale, në Hagë, kërkoi nga trupi gjykues ta detyrojë dëshmitarin, Ismet Tara që të japë dëshmi

Prokurorja e Gjykatës Speciale, në Hagë, kërkoi nga trupi gjykues ta detyrojë dëshmitarin, Ismet Tara që të japë dëshmi

Me shumë tensione e përplasje u mbajt  seanca në Gjykatën Speciale të Hagës, pasi Komandanti, Ismet Tara, kundërshtoi lojërat dhe prapaskenat  e Gjykatës. Kryegjyqtari iu drejtua me kërcënim Ismet Tarës se  kuptoni që po jap urdhër që të përgjigjeni në pyetje dhe në qoftë se s’po përgjigjeni po shkelni rregullat e gjykatës dhe mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni”, ka thënë kryegjyqtari. Ndërkohë prokurorja  tha se  unë  e kam edhe dosjen në kopje fizike, janë letra fizike dhe nëse dëshironi mund të ua dorëzoj, juve, mbrojtjes dhe nëse dëshironi mund t’i shikoni dhe të ia tregojmë dëshmitarit në letër këtë që kemi deklaratën. E kemi të shtypur, të printuar. Më pas ajo, ka vazhduar duke thënë se në vitin 2019, pretendohet se prokuroria e ka pyetur dëshmitarin a ishte pyetur nga UNMIK–u, Hasim Halimi për të cilin ishte përgjigjur se nuk e din a është e njëjta gjë. Gjithashtu pretendohet se dëshmitari ka thënë që e di sigurt që nuk është takuar për ndonjë intervistë me dikë prej UNMIK-ut. Komandant Ismet  Tara tha se dokumentin tim, që unë e kërkoj, ti e di shumë mirë zonja prokurore. Ai ka thënë se nuk do të flas pa e paraqitur dokumentin që e kërkoj z. Gjykatës. mund ta mbyllni seancën menjëherë, por pa mu paraqitur dokumenti nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje sepse dyshimi im është që kjo gjykatë është gjykatë e korruptuar… gjykatë, por ende pa e mbaruar fjalën, u ndërpre  nga gjyqtari.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në …