Bedri Shabani e Muharrem Qerimi kishin pasur për detyrë që ta përkrahnin propagandën serbe për Masakrën e Reçakut

Ekspertët e Sigurisë thonë se ka foto dhe prova të mjaftueshme për dy të akuzuarit për spiunazh

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se dy shtetasit kosovarë të akuzuar për spiunazh në shërbim të Agjencisë së Inteligjencës Serbe, kishin misione të ndryshme me qëllime destabilizuese ndaj Kosovës. Islami tha se njëri nga agjentët kishte për detyrë planifikimin e akteve terroriste brenda territorit të Kosovës, për të dëmtuar imazhin e vendit në sytë e Bashkësisë Ndërkombëtare. Njëri prej tyre synonte denigrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të luftës, ndërsa tjetri kishte për qëllim organizimin e akteve terroriste brenda enklavave serbe, për t’i atribuar këto sulme institucioneve të Kosovës,” tha Islami. Ai shtoi se provat materiale dhe video-incizimet e siguruara janë të mjaftueshme për të mbështetur aktakuzën dhe për të vijuar procesin gjyqësor. Ai vuri në dukje se, pavarësisht operacioneve të zgjeruara të AKI-së dhe Policisë së Kosovës, komuniteti serb në veri mbetet i instrumentalizuar nga Serbia dhe BIA.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Donald Trump mbrojtës i politikës së tarifave, por ulje e mbështetjes popullore në SHBA

Në një intervistë të fundit me TIME, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti politikën e …