Deputeti i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se nuk do të kalonte asnjëherë në Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se mbetet besnik ndaj partisë që i dha mundësinë për të qenë pjesë e politikës. Behrami u shpreh i bindur se askush në PDK nuk do të bashkëpunonte me Albin Kurtin për të kaluar në grupin parlamentar të Vetëvendosjes. Informatat e tilla janë të zakonshme. Praktika e kalimeve është etabluar dhe u përforcua nga Kurti para katër viteve, por në PDK nuk ka individë të tillë dhe as nuk do të ketë. Ne jemi një grup kompakt që refuzojmë çdo lloj tregtimi me deputetë, tha Behrami. Ai theksoi se do të mbetet i palëkundur ndaj idealeve dhe miqve të tij, duke përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Vetëvendosjen.
